Nga Namir LAPARDHAJA* –

Marrëdhënia njerëzore karakterizohet nga hipokrizia.

Hipokrizi në çdo raport, në çdo marrëdhënie, në punë, në miqësi etj.

Njerëzit nuk e thonë kurrë të vërtetën, edhe pse shpeshherë e kërkojnë atë si gjënë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë.

Në përgjithësi, thonë të vërteta pa rëndësi, që nuk kanë thelb, sens dhe kuptim, që nuk ndryshojnë asgjë.

E vërteta e vërtetë ndryshon sipas momentin, çastit, nevojës.

Hipokrizia mvishet me një buzëqeshje që nuk i kalon buzët, pa vajtur tek sytë, ndërsa dora përshkon shpatullat…. E hëngri.

E quajmë veten qytetarë, aq më keq intelektual, në një botë ku askush nuk nuk ka lidhje as me qytetarinë e as me intelektualizmin në përkufizimin konceptual, filozofik dhe kulturologjik.

Burra që urrejnë burrat dhe gra pa fund që kanë urrejtje patologjike dhe të pakuptimtë ndaj grave të tjera.

Natyra njerëzore është shndërruar në hipokrite pikërisht për të fshehur mes buzëqeshjes shterpe atë agresivitet ndaj të tjerëve, që po të mundnin nuk do bënin as më pak e as më shumë se sa bën një kafshë grabitqare ndaj gjahut të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re