Ishte një politikan konservator prusian që drejtoi çështjet gjermane dhe evropiane nga vitet 1860 deri në 1890 dhe ishte kancelari i parë i Perandorisë gjermane midis 1871 dhe 1890.

Emri i tij ishte Otto von Bismarck dhe këto janë thëniet më të famshme të tij:

Njerëzit kurrë nuk gënjejnë më shumë sesa pas gjuetisë, gjatë luftës dhe para zgjedhjeve!

Ekziston një Zot që mbron idiotët, pijanecët, fëmijët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Budallenjtë mësojnë nga përvoja. Unë preferoj të mësoj nga përvoja e të tjerëve.

Pasiguria sociale e punëtorit është shkaku i vërtetë që ata mund të jenë rrezik për shtetin.

Gjykimi politik është aftësia për të dëgjuar rrahjet e largëta të kalit të historisë.

Zagarët ndjekin ata që i ushqejnë.

Ne gjermanët kemi frikë vetëm nga Zoti, e nga asgjë tjetër në botë; dhe është frika e Zotit, që na lejon të duam dhe të forcojmë paqen.

Politika nuk është shkencë ekzakte!

Politika është arti i të mundshmes!

Politika shkatërron karakterin!

Çështja e madhe e ditës nuk do të zgjidhet me mjetet e të folurit dhe vendimet e shumicës, por me hekur e gjak!

Gjëja kryesore është të bësh historinë e jo ta shkruash!

Kurrë mos beso gjë në politikë derisa nuk mohohet zyrtarisht!

Bëhu i sjellshëm; shkruaj në mënyrë diplomatike; edhe në shpalljen e luftës dikush analizon rregullat e mirësjelljes!

Me xhentëlmenin jam përherë një xhentëlmen e gjysmë, e me një mashtrues tentoj të jem një mashtrues e gjysmë!

Kur dëshiron ta mashtrosh botën, thuaj të vërtetën!

Të gjitha marrëveshjet me shtetet e mëdha pushojnë së qëni të detyrueshme kur vinë në konflikt me luftën për ekzistencë!

Kur një burrë thotë se pranon diçka në parim, kjo do të thotë se nuk e ka as më të voglin synim për ta zbatuar atë në praktikë!

Gazetari është personi që ka gabuar profesionin!

Dashuria është e verbër, miqësia mundohet të mos shohë asgjë!

Kushdo që flet për Evropën e ka gabim: është shprehje gjeografike!

Oportunist është një njeri që kap rastin më të favorshëm për të arritur gjënë e nevojshme e të leverdishme. Kjo është edhe detyra e diplomacisë!

Sa më të fortë të jemi, aq më larg është lufta.

Ligjet janë si salsiçet, është më mirë të mos i shohësh tek bëhen.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re