Ish-ministri, Aldo Bumçi, është shprehur se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve është një lajm shpresëdhënës për Amerikën dhe të gjitha vendet që duan të çlirohen nga regjimet.

I ftuar në News24, Bumçi tha se Amerika nuk është në regjim, por sipas tij zhvillimet atje janë shqetësuese.

Ndër të tjera ai tha se njerëzit në Amerikë nuk e pranuan lavazhin e trurit dhe bënë zgjedhjen e tyre duke i dhënë fitoren Trump, ndaj kandidates demokrate Kamala Harris.

“Tentativa për ta vrarë dy herë është pjesë e një presioni. Izolimi mediatik. Mediat janë të majta! U hoq nga rrjetet sociale. Presidenti i SHBA nuk kishte Twitter. Kjo është situata me të cilën u përball Trump, por ia doli duke bërë beteja, duke i qëndruar të vërtetave.

Mund t’i kenë thënë ‘braktise këtë betejë’, por nuk njeriu është i vendosur arrin të fitojë. Njerëzit nuk pranuan lavazhin e trurit dhe kjo votë e madhe popullore tregon sa larg ishte realiteti mediatik me amerikanin e vërtetë në rrugë.

Ky është një lajm shpresëdhënës për Amerikën dhe gjithë shoqëritë që duan të çlirohen nga regjimet. Amerika nuk është në regjim, por zhvillimet kanë qenë shqetësuese. Sot është një ditë e mirë për të gjithë botën”, tha Bumçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re