Në këto kohë të vështira, njerëzimi po përpiqet që të gjejë ngushëllim sa të mundet dhe ku të mundet. Besojeni ose jo, në Gjermani dhe jo vetëm po flitet për një shenjtore, të quajtur Shën Korona.

Në fakt, shenjtorja thuhet se i mbron njerëzit nga epidemitë. Një katedrale në qytetin Aachen në Gjermani, po bëhet gati që të ekspozojë koleksionin për Shën Koronën.

Por si është historia e kësaj shenjtoreje?

Thuhet se ajo është një martire e krishterë, e cila mendohet se u vra nga romakët gjatë sundimit të Mark Aurelit, këtu e 1800 vjet më parë. Ajo u vra në Siri kur ishte vetëm 16 vjeçe për shkak se kaloi në besimin e krishterë.

Ende nuk dihet se përse ajo njihet si mbrojtësja ndaj epidemive, por me shumë gjasë e ka marrë aksidentalisht këtë vlerësim. Në të vërtetë spekulohet se ajo është shenjtorja që mbron kërkuesit e thesareve. Korona do të thotë kurorë dhe koleksioni i saj është plot me relike ari të shtrenjta.

Katedralja Aachen, që u ndërtua në shekullin e nëntë, ka vendosur eshtrat e Korona që nga viti 997 në një varr nën një pllakë në katedrale. Ata u vendosën në një faltore rreth vitit 1911,shkruan Reuters.

Katedralja është përdorur gjithashtu për kurorëzime të mbretërve dhe mbretëreshave.

Pandemia e COVID-19 tani ka infektuar më shumë se 480,000 njerëz në të gjithë botën me një numër vdekjesh prej 22,000. Aktualisht ka më shumë se 35,000 raste të konfirmuara të virusit në Gjermani.

Gjermania, së bashku me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian ka mbyllur kufijtë e saj si rezultat i pandemisë./

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re