“Një dridhje e fortë nisi dhe avioni nisi të anojë. Më tutje hunda e avionit nisi të bjerë për poshtë me shpëjtësi të madhe. Njerëzit po bërtisnin dhe nisën të luten për jetën e tyre… askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Unë dhe im shoq u përqafuam, i thamë lamtumirë njëri tjetrit”

Këto ishin fjalët e një prej pasagjereve të një avioni me 200 persona në bord, përfshi dhe 25 fëmijë, i cili papritur rrezikoi të rrëzohej. Ngjarja e frikshme ndodhi në Rusi, ndërsa dy pilotët e avionit u përballën me një situatë kritike. Siç raportohet në median e huaj, avioni kishte pësuar defekt elektrik dhe shumë prej sistemeve nuk përgjigjeshin. Kapiteni i anijes së bashku me pilotin e dytë tentuan të bëjnë ulje emergjente në aeroport, por nuk kanë arritur dot të ulen.

Problemet nisën disa minuta pas ngritjes së avionit, ndërsa pilotët tentuan dhe dështuan dy herë të ulen në aeroportin nga ku u nisën (Magadan).

Orvatjet e piloteve per t’u ulur ne aeroport siç i regjistroi radari

Pas këtyre tentativave, ata nisen drejt aeroportit më të afërt të radhës në Yakutsk, qyteti më i ftohtë në të gjithë botën (i lokalizuar në Siberi).

Një tjetër pasagjer, Stanislav Kuimov, rrëfeu:

“Afro 5 minuta pasi u ngritëm në ajër, avioni nisi të humbë lartësi rrufeshëm. U hodhëm (pasagjerët) lart e poshtë. Fillimisht u ngjeshëm nëpër sedilje, e më pas sikur të mos kishte gravitet fare. Dridhjet e krahëve dhe kërcitjet e kabinës, zhurma e motorrëve, e përplasja e bagazheve… ishte horror”

Pasi më shumë se një ore fluturim, pilotët arrijnë të stabilizojnë avionin. Por iu deshën më shumë se 5 orë që të arrinin lartësinë e nevojshme për fluturim të sigurt. Pilotët më tutje vendosin që të mos ulen në Yakutsk, atje ku temperaturat në këtë kohë kapnin -30 gradë celcius. Shkuan në një qytet më tutje (Irkutsk) dhe arritën të bëjnë një ulje emergjente.

Rezultati, 200 pasagjerë, mes të cilëve 25 fëmijë, dhe I gjithë ekuipazhi, të shpëtuar. Autoritetet atje kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi problemin që solli mosfunksionimin e sistemeve elektrike në avion. Siç raporton media, mendohet se një agjent për shkrirjen e akullit në disa pjesë të avionit, mund të jenë bërë shkak i problemit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re