Gazetari Osman Tafa ka qenë i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News për të folur lidhur me ato çfarë kishte konstatuar gjatë raportimit të tij në situatën e vështirë në tërmetin e 26 nëntorit.

Ai u shpreh se kishte pasur një keqmenaxhim të situatës sa i përket ndihmave të ardhura në Durrës apo në vende të tjera ku kishte qenë personalisht dëshmitar dhe kishte parë sesi kamionët që vinin vetëm magazinoheshin ndërsa qytetarët po kërkonin nga një copë bukë tek kangjellat e një shkolle.

“Momenti i parë kur dola me familjen thashë se këtë moment nuk do e harroja kurrë. Porn ë momentin kur shkova për të raportuar e harrova cfarë kisha përjetuar unë personalisht. Ditët e parë e gjithë vëmendja ishte tek personat që po kërkonin ndihmë. Ishte moment i shpresës kur pamë se nuk ishim vetëm pasi erdhën dhe ndihma nga Kosova apo edhe nga vende të tjera të Europës. Nga ajo që kam parë si gazetar ishte që të gjithë qytetarët nuk ishin vetëm. Unë kisha një telefon me të cilin raportoja dhe më bëri përshtypje që ishin rreth 20 të rinj nga Maqedonia e Veriut të cilët më kontaktuan dhe i drejtova në qytetin e Durrësit”– tha gazetari.

Më tej gazetari tha se kamionët që po vinin në Durrës, ai i kishte drejtuar nëpër fshatrat e Durrësit dhe Krujës, por u shpreh se kur shkoi më vonë për të raportuar, asnjë kamion nuk kishte mbërritur në vendin e duhur.

“Unë kam qenë një nga personat që u afrua kur Aleanca për Teatrin bëri thirrje që të mblidheshin ndihma ushqimore. Më pas nga ajo që pashë, në Durrës ka pasur një keqmenaxhim të ndihmave. Vinin pafund kamionë nga Kosova dhe Maqedonia dhe magazinoheshin ndërkohë që qytetarët rrinin tek kangjellat për të marrë edhe një copë bukë. Kemi bërë dicka të thjeshtë, të gjithë ata kamionë i drejtuam nëpër fshatrat e Durrësit. Më pas shkova në fshatrat e Durrësit, pashë që nuk kishte shkuar njeri as në Bubq dhe as në fshatrat e Krujës. Unë të falenderoj ty Aulon sepse kur shkova në Bubq të pashë sesi ishte veshur me cizme për të ndihmuar njerëzit. Ne së bashku kemi bashkëpunuar edhe më vonë kur morëm një nismë shumë të rëndësishme për fëmijët”– u shpreh ndër të tjera Stafa.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re