Edhe pse Fieri rezulon me 7 të infektuar me COVID-19, duke e bërë qarkun e dytë me numrin më të madh të të prekurve pas Tiranës, qytetarët duket se nuk duan tja dinë për rrezikun që u kanoset.

 

Kete te shtune rrugët e qytetit ishin plot me njerëz.Siç duket edhe nga pamjet, fieraket levizen lirshem deri ne oren 13 sikur te jemi ne nje situate krejtesisht normale.

 

Tregjet dhe marketet ishin te tejmbushura me qytetarë që nuk respektuan as minimumin e rregullave, pa maska, pa doreza dhe mbi të gjitha nuk ruajten as distancën.

 

Ky orar lirie u shfrytëzua edhe për shëtitje duke mos marrë aspak parasysh mundësinë e madhe të infektimit. E njëjta situatë  ishte edhe  në Vlorë. Pavarësisht apelit për të qëndruar në shtepi, vlonjatët shfrytëzuan ditën për xhiro dhe shëtitje. Edhe në qytetit bregdetar marketet dhe tregjet ishin të mbushuar plot me njerëz.

 

Korça e cila deri më tani nuk ka asnjë të preku nga koronavirusi u infektua nga indiferentizim I qyteteve te tjere te vendit. Një pjese njerzve dolen qe ne mengjes për plotësimin e nevojave bazike, por nuk respektuan asnjë masë mbrojtëse. Te tjeret nuk hoqen dore nga grumbullimet massive. Situate shqetësuese deri ne oren 13 te se shtunes ishte edhe në Lezhë ku nuk munguan lëvizjet masive të qytetarëve duke rrezikuar kështu përhapjen e COVID-19.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re