Pasi bëri namin në “Pallatin e Kongreseve” ku e panë mbi
60.000 veta, filmi “I love Tropoja” tani mund të ndiqet në të gjitha kinematë e
Tiranës, Prishtinës e Prizrenit.

Së fundmi Ermali i ka bërë një të papritur spektatorëve që kanë hyrë në kinema për të parë filmin. Producenti dhe regjisori ka publikuar një video komike nga momenti kur ai dhe Arjola i marrin kokoshkat vajzave e djemve që kalojnë pranë tyre teksa ndajnë edhe batuta me njëri-tjetrin.

Ndërkohë “I love Tropoja” po transmetohet edhe në kinematë e
Gjermanisë dhe Zvicrës ndërsa shumë shpejt do të mbahet premiera në Greqi, në
muajin mars në Angli, Austri, Itali e me rradhë.

“I love Tropoja” vjen me regji të Ermal Mamaqit, skenar të
Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit dhe Besnik Mustafait.

Filmi tregon historinë e një djali me ambicie të mëdha për jetën që shpreson të vendoset në pozicionin e drejtorit në kompaninë ku punon. Por e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar, në Tropojë.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re