Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë 500 mijë vota nga elektorati dhe duhet të jetë pjesë e formacionit të opozitës.

Komentet Salianji i bëri në emisionin “Open” ne News 24, ku tha se kryedemokrati Lulzim Basha është njeriu më anti-amerikan në Shqipëri, që mishëron vlerat e putinizmit.

Ai tha se me Bashën është ndarë përfundimisht pasi ai ka një akuzë nga shërbimet amerikane për financim nga Rusia.

“Shqipëria dhe PD kanë nevojë që SHBA-të të jenë këtu edhe si garantë, edhe për të ruajtur balancën e pushteteve. Pra si një lloj arbitri. Ligji i dekriminalizimit psh që u imponua nga ata. Nga ana tjetër, unë besoj te disa parime që SHBA-të i mishërojnë më shumë se të tjerat. Diskutimi është këtu, unë nuk i vë përgjegjësi të tjerëve, por atij aty pas që ka qenë drejtuesi i opozitës.

Ne nuk mund të gjykojmë një vendim të SHBA-ve për “non gratën” e Berishës, por kemi thënë që ky qëndrim është një qëndrim që duhet të ndjekë elektorati dhe elektorati thotë që Berisha ka 500 mijë vota, si personazhi më i forë i opozitës dhe unë nuk mund të vazhdojë t’i shërbejë Ramës. Unë them që Berisha duhet të jetë pjesë e formacionit të opozitës për të Rrëzuar Ramën.

Nëse ka një njeri më anti-amerikan, që mishëron gjithë vlerat e veseve negative të Putinizmit, të prishjes së garës, të përjashtimit të njerëzve që mendojnë ndryshe, ky është Lulzim Basha. Nëse ka një pikë që unë jam ndarë përfundimisht me Bashën, është sepse është një njeri që ka një akuzë nga shërbimet për financim rus. Një njeri që është po njësoj i njollosur nga SHBA, por që ska të njëjtat vota me Berishën që ka 500 mijë vota”, është shprehur Salianji.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re