Policia e Kukësit ka proceduar dy të rinj. Njëri prej tyre, S. B., 19 vjeç u vu nën hetim pasi ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të fletës së tij të votimit.

Ndërsa një 18-vjeçar është proceduar pasi gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të fletës së tij të votimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko