Sot në një lidhje “Skype” në Faxnews ka qenë i ftuar ish-ambasadori Mal Berisha, i cili u ndal të video-mesazhi i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Parlamentin Shqiptar.

Për Berishën është një nder i madh që Zelensky iu drejtua vendit tonë, duke e konsideruar si moment historik.

Ndërkohë ai po ashtu kritikoi vendimin e qeverisë, për të lejuar që rusët mund të vijnë në teritorin tonë, edhe pse Ukraina ndodhet nën pushtimin e tyre që prej 24 prillit.

Mal Berisha: Së pari mendoj që i është adresuar Kuvendit se ne jemi një ndër vendet anëtare të NATO-s. Është një nder i madh për ne që i është adresuar vendit tonë, sepse e konsideron Shqipërinë vend mik  dhe aleat.

E konsideroj moment historik për vendin tonë.

Zelensky si një njëri që po formohet politikisht ne kushte të vëshrita, duket se po bën një PR të mirë për veten e vet, që është njëri i guximshëm dhe largpamës dhe di ku ta vendos fatin e vendit të vet.

Kur dëgjova se turistët rusë nuk do të pengohen, menjëherë më vajti në mendje që qeveria shqiptare ecen në rrugën e vet, njësoj si Caushesku i Rumanisë i thonte shoferit në do ecim majtas, por ti hape sinjalin djathas. Në këto kushte por duhet të kujtojnë skenat e luftës së dytë botërore, nuk e bësoj se ndërgjegja e një kryeministri shqiptar të shikonte aq shkurtazi, sa të lejonte rusët të vazhdojnë.

Qeveria nuk do ta marrë në konsidetarë kërkesën e Zelenskyt, sepse që nga viti 2013 , njerëz që janë ngritur në protestë, që banesat u prishën, nuk është marrë ndonjëherë kërkesa.

Madje sa më shumë opozita, sa më shumë njerëz e vuajnë keqqeverisjen, sa më shumë ta ngrenë  zërin, aq më shumë insiston qeveria ndaj një lloj shkarkimi emocional ndaj atyre që kundërshtojnë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re