Detaje të reja janë mësuar rreth 2 viktimave të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit ku mbetën të vdekur konkretisht, Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.

Të dy viktimat nuk ishin emra të panjohur për policinë, pasi kanë qenë të dënuar edhe më parë për vepra të ndryshme penale.

Sa i përket Lulzim Bitrit, mësohet se e ka ndryshuar mbiemrin e tij së fundmi, pasi mbiemrin e mëparshëm e ka pasur Tapia. Bitri ka marrë 2 plumba në total, njërin në kokë dhe tjetrin pas shpine.

Ndërsa Ardian Çollaku ka marrë vetëm një plumb në kokë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 23 gëzhoja plumbash.

“Lufta” në mes të Elbasanit ku mbetën të vdekur Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku/ 20 persona të shoqëruar, detaje: Ndaj viktimave është qëlluar 17 herë

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re