Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 156 raste të reja me koronavirus në vend. Prej tyre katër raste janë konfirmuar në Berat gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas ABC News, një prej të infektuarëve të Beratit ështe një polic patrulle. Ndërkaq tre rastet e tjera janë konfirmuar në fasoneri.

Situata nga Covid-19 në vend nuk po gjen përmirësim. Në 24 orët e fundit edhe dy qytetarë të tjerë e humbën betejën me virusin errezikshëm.

Sakaq, shqe tësuese vijon të jetë situata edhe në spitale. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re