Dy persona kanë rënë në pranga, pasi akūzohen për dhūnë në familje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Dh. P., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme në banesën e tij, dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhūnë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Ndërkohë, rasti tjetër bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. R., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen Gjashtë, Sarandë, dyshohet se ka ushtruar dhūnë fizike ndaj babait të tij, për motive të dobëta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re