OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë tre vlonjatëve, të dënuar për prodhim e shitje të lëndëve narkotike si dhe vrasje me paramendim. Ata janë identifikuar si Eraldo Canaj, Viktor Omeri, Pëllumb Sherifaj, të cilët duhet tu përgjigjen me shkrim pyetjeve brenda 48 orësh.

Eraldo Canaj u kap në vitin 2017 me 102 kilogram e 500 gram lëndë narkotike kanabis sativa teksa po lëvizte me automjetin tip “VW Polo”. Ndërsa Viktor Omeri vrau me armë zjarri Kleo Gerdhuqin në vitin 2007 për cështje pronësie mbi disa kullota.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E.C., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

V.O., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

P.Sh., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re