“Ngjarja me Nazmi Çangun ishte e rëndë, të hysh në atë zonë duhet ta njohësh mirë ose të kesh lidhje të forta, personi që është arrestuar dhe ata në kërkim i kanë këto komponentë. Lidhja me grupin “Hijet e natës” të disa grabitjeve në Tiranë, mes tyre edhe disa politikanë, ministra dhe ish-ministra, por nuk i kanë denoncuar pasi kanë qenë para korrupsioni dhe nuk mund të bënin kallëzim pasi kanë qenë miliona euro” tha Artan Hoxha.

Fillimisht u tha se biznesmenit Çangu iu grabitën rreth 120 mijë euro, por Hoxha thotë se ishin më shumë. “Shuma ka qenë shumë më e madhe se ajo që është deklaruar. Paratë kanë shkuar këto ditë te Nazmi Çangu. Informacioni jepet ose nga një i brendshëm ose ai që ka dorëzuar paratë, se Çangu merret me fajde”

Më pas Hoxha bëri një lidhje për dosjen e fajdeve me dy ngjarjet e tjera kriminale. “Grabitja e Çangut, vendosja e eksplozivit ndaj ish-noteres dhe dyshimi për ngjarjen e fundit (vrasja e biznesmenit) dyshohet se janë të lidhura me atë që është fenomeni i fajdeve”.

Gazetari Hoxha foli edhe për raste konkrete. “Aty ka interesa të frikshme, fëmija i një biznesmeni ka marrë 10 mijë euro dhe atij i kanë marrë 800 mijë euro dhe fëmijën nuk e di ku e ka. Është biznesmen që merret me ndërtimin e rrugëve. Njëherë i del në Pakistan dhe njëherë nga Lindja e Mesme, por po i marrin lokale, prona, vila, është një grup i strukturuar kriminal dhe personazhe të këtij grupi i mbaj mend që nga ’97 dhe në Tiranë kanë biznese. Janë njerëz të skeduar nga polica. Ata korruptojnë brenda policisë dhe prandaj situata është e tillë”.

Por si funksion ky biznes në Shqipëri? “Kjo mënyrë nuk ka zgjidhje në gjykatë, aty është “AK47”-ta. Në rastin e Çangut, Nazmiu jepte para me fajde, ai është në krahun e kundërt, është marrë info që ka para dhe është goditur. Ish-noterja ka marrë para me fajde, përveç kallëzimeve që janë bërë në adresë të saj. Ajo ka edhe një situatë tjetër, një person shumë i afërt i saj që ka pasur lidhje ka humbur jetën në Mamurras nga një aksident dhe sot ndodhet në situatën edhe për detyrimet që ka pasur personi në fjalë, diku 150 mijë euro, që personat që ja kanë dhënë me fajde, ja kanë katërfishuar, i kanë kërkuar 650 mijë euro. Edhe fondacioni Xhaferri nuk e kalonte në këto nivele. Ish-noteres i është treguar se nuk mund të rrijë e qetë dhe se i ka mbaruar afati, dhe se janë në gjendje ti bëjnë keq asaj. Për ti treguar asaj që ne nuk kemi frikë”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re