Ashtu si dhe prindërit tanë, shumë prej nesh janë rritur, me filma dhe pjesë teatrale, prej të cilave kemi marrë shumë batuta e shprehje që i përdorim në jetën e përditshme. Janë shumë të lezetshme dhe pavarësisht se disa prej filmave kanë qenë të indoktrinuar nga dogmat komuniste, sërish kanë ditur të jenë thumbuese dhe të mbeten te lexuesi sikur të jenë fjalë të urta popullore.

Edhe pse, disa nga ato janë thjesht batuta… Ja cilat janë disa nga shprehjet, që në muhabet e sipër me miqtë tanë në një tavolinë të thjeshtë, na nxjerrin nga situata, apo tregojnë se edhe ne të rinjtë e duam shumë artin. Kjo është pjesa e parë me 25 batuta nga filmat shqiptarë, e përzgjedhur nga supershendeti.com.

 

1 – Po ti me cilin sy e pe? Atë me xham apo atë pa xham? (Filmi: “Kapedani”)

2- E rregullove traktorin? – Po, baba – Beji shurrën baçes tani (Filmi: Brazdat)

3 – “Ëndrra janë, bëjnë vaki edhe nuk dalin.(8 persona plus)

4 – ”Çe ke në terezi ti, i fut një tralala edhe… Po kjo tona, kjo tona që nuk hahet as me vaj e as me uthull. Krushqi me Jovan Bregun? Pupupu… Irenkë pse të djeg miza moj xhan? Po kur u bë dhe i biri i tetës, Sandër Mafishja, mos ngeltë djalë më këmbë. S’kisha bërë ndonjëherë nga këto anonimet. Sa ditë e bukur ishte dje! Po pra ka rënë shi gjithë ditën. Unë për vete dola shëtitje. Normal pa Tomin se e kishte zënë gripi. (Pallati 176)

5 – “Kujdestar surrat patate, mirë ja bëmë Zotërisë sate” (Lulëkuqe mbi mure)

6 – “Shoku Kopi, shoku Kopi. Dua edhe akullore edhe çokollata. Cuk, po ti do më vdesësh mua!”(Dy herë mat)

7 – “Bam Bam, dy herë! U pa jeta ime Bushi. ”(Gjithë fajet i ka paraja)

8 – “Duron Ollgë zeza duron. Unë jam Koçi. Hahahhahahahah. Shitën gomarin blenë biçikleta, e çoç u duket vetja. (Zonja nga qyteti)

9 – “Bisht i qenit, bisht qeni do mbetet. “(Dora e ngrohtë)

10 –  “Gërmo Tare gërmo se aty kam groposur qenin e ngordhur”(Përballimi)

11 – “E Gjeta Vangjel! Gjino, rritu të kapësh fikun! Të të përgjigjem unë Zoti Maliq? Ç’e ka këtë muhabetin e fikut ky Zoti Maliq. Unë s’kam nevojë të rritem se hipi në pemë! E ka marrë malli për fiq prandaj. Merr një gur e bjeri. “(Përrallë nga e Kaluara”)

12 – “Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec” (Kapedani)

13 – “Njeriu gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe e vjell tërë jetën.”

14 – “Maje, këtu të godas.” (Përparimtari)

15 – “Spiunin e vrau Milua. Po me urën ç’patën?”(Kur zbardhi një ditë)

16 – “Atë e di unë” (Njeriu me top)

17 – “Alo, Alo Dede .. a më dëgjon” (Filmi: Rrugë të bardha)

18 – “Një për mamin, një për babin…” (Filmi: Kur xhirohej një film)

19 – “Midhja … mbretëresha e qytetit tonë” Alo, familja e shokut Kopi? (Filmi: Dy herë mat)

20 – “Po pse ashtu ngulet gozhda mor karafil?” (Filmi: Shoku yne Tili)

21 – “Për ty Shanikooooooooo” (Filmi: Prita)

22 – “Ky është flori e shkuar floririt, or Tunxh” (Filmi: Udha e shkronjave)

23 – “Rojtari – Cpo bën aty more bukurosh? Cufoja: Unë, ja po shlodhesha, po merrja një sy gjumë. Ooooooooo olele veshi, avash se më ndalove qarkullimin e gjakut. Rojtari – Mos të ndalova gjë qarkullimin e mollëve… Rojtari: Më falni që po ju shqetësoj shoqja mësuese, por erdha t’ju sjell këtë bukurosh që e gjeta mbi mollë. Cufoja: Nën mollë, nën mollë mësuese. Fundja unë një hëngra, kurse ky i shkundi të tëra, të bëra e të pa bëra. La gjithë fshatin pa mollë mesuese…” (Cufo dhe bubi Kacurrel)

24 – “Pa u tharë kjo plagë, dora tjetër do të marrë hak” (Filmi: Mësonjtorja”

25 – “Pafshi në ëndërr gjellë pasanikësh” (Filmi: Lulëkuqet mbi mure)

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re