Italia po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare në muajin korrik, pasi qeveria teknike e zgjedhur nga presidenti Matarella nuk ka marrë “ok”-in e forcave politike.

Ndërkaq, një nga komisionerët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, gjermani Gunther Oettinger që drejton dikasterin e buxhetit, ka deklaruar në media se “tregjet do të mësojnë italianët si të votojnë”.

Deklarata e gjermanit, edhe pse ka shkaktuar furtunë në Romë dhe ka sjellë zbutjen e toneve në Burksel, në realitet tregon se Brukseli nuk dëshiron që Italinë ta qeverisin forca antieuropiane si Lega Nord dhe Lëvizja 5 Yjet.

Në fakt tregjet financiare janë tronditur tmerrësisht shumë duke shkaktuar panik dhe rënien e bursës në mënyrë marramendëse, çka ul vlerën e rezervës të Bankës së Italisë, e cila ka të drejtë të shtypë eurot e duhura për tregun e brendshëm.

Matteo Salvini ka kërkuar menjëherë dorëheqjen e komisionerit europian për buxhetin, gjermanin Oettinger dhe ka akuzuar Angela Merkelin për hegjemoni ndaj Italisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re