Një tjetër zë gjerman i ka mëshuar ngritjes së qendrave për pritje refugjatësh në Shqipëri, deputeti i CDU-së, partisë së Merkelit. Johann Wadephul, tha se e sheh si positive nëse kjo do të ndodhte. Madje ai ka përdorur dhe kartën krahasuese: pritjen e 500 mijë kosovarëve në ’99-ën.

“Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur”.

Por kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri Rama tha se një propozim për ardhjen e 600 mijë refugjatëve në Shqipëri, do merrej nga Tirana si një shaka për të cilën duhej qeshur. E nëse ndodhte, shtoi kryeministri, propozuesit do i referohej një psikolog.     

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re