Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, tha se pandemia e koronavirusit (COVID-19) do të përfundojë në fillim të vitit 2022.

Në një intervistë për televizionin shtetëror danez DR, Kluge theksoi se 2021 do të jetë gjithashtu viti i COVID-19, por një vit në të cilin do të jetë shumë më e lehtë për të menaxhuar pandeminë në krahasim me vitin 2020.

Kluge beson se skenari më i keq është lënë pas dhe se ka më shumë të dhëna për virusin krahasuar me vitin 2020, kur filloi të përhapet.

Duke theksuar se askush nuk mund ta dijë paraprakisht zhvillimin e pandemisë, Kluge bëri parashikimin e tij: “Unë mendoj se pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022”.

“Do të ketë akoma viruse, por nuk mendoj se do të nevojiten kufizime. Ky është një mesazh optimist,” tha Kluge.

Duke folur për mutacionet COVID-19, Kluge shpjegoi se mutacionet janë normale dhe se virusi po përpiqet t’i përshtatet personit të infektuar, por që përhapja e shpejtë e mutacioneve e shqetëson atë.

Ai tha se ata po monitorojnë nga afër sesi janë zhvilluar vaksinat efektive kundër COVID-19 për shkak të shkallës së përhapjes së mutacioneve. Duke theksuar se mutacionet nuk do ta nxjerrin virusin jashtë kontrollit, Kluge theksoi se ata i marrin mutacionet shumë seriozisht.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re