Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mohuar kategorikisht mbrëmjen e sotme se ai ka dorë në lëvizjet radikale të Partisë Demokratike në vitit e fundit kur ajo drejtohet nga Lulzim Basha.
Për sa i përket ccadrës së vitit 2017, Berisha u shpreh se kurrën e kurrës nuk ka qenë ideja e tij që të mbylleshin në cadër. Berisha shtoi se ideja ka qenë e Bashës dhe ai e ka mbështetur.
Duke folur për largimin nga parlamenti në vitin 2019, Berisha theksoi se i ka thënë vetëm dy fjalë Lulzim Bashës: “Me këtë mund të shkojmë në fitore, por mund të shkojmë dhe katastrofë.”
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Lëvizjet radikale të PD, a ke dorë?
Berisha: Njeriu i shesheve të mbyllet në çadër, kurrën e kurrës. Unë në çadër? Kurrën e kurrës. Ishte e tëra ide e Lulzim Basha. Unë e mbështeta.
Fevziu: Largimi nga Parlamenti?
Berisha: Unë jam i vetmi aty që kam thënë, vetëm dy fjalë. Me këtë mund të shkojmë në fitore, por mund të shkojmë dhe katastrofë.
Fevziu: Zgjedhjet 2019?
Berisha: Nuk jam përzier fare.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
