Ambasadori i SHBA në Serbi, Kyle Scott tha se vetëm një mënyrë paqësore mund të kontribuojë në stabilitetin në rajon, referuar raporteve Prishtinë – Beograd.

Sipas tij, duhet të bëhen përpjekje të mëdha për të vazhduar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Siç tha ai, Serbia ka bërë përparim të madh gjatë disa viteve të fundit në stabilizimin e ekonomisë dhe përgatitjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por është e qartë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën është një nga kushtet kyçe për arritjen e anëtarësimit të plotë në BE.

“Negociatat janë tronditur… Tarifat e imponuara nga Kosova, të cilat e kanë bërë këtë situatë edhe më komplekse. Unë e di se qeveria serbe është e frustruar, ashtu si qeveria e Kosovës, dhe tani jemi në një spirale negative lidhur me bisedimet”, tha Scott.

Sipas tij, duhet bërë gjithçka për të sjellë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e negociatave.

“Nuk është e lehtë, është shumë e komplikuar, dhe jam dakord me Presidentin Vuçiç kur thotë se Serbia duhet ta zgjidhë këtë çështje herët a vonë, e nëse kjo nuk zgjidhet tani, ka të ngjarë që të jetë më e vështirë”, tha njeriu i Ushingtonit në Beograd.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re