Ka citate të panumërta frymëzuese në gjuhën frënge, duke përfshirë thënie të fuqishme për thëniet e jetës, dashurinë dhe bukurinë.

Kuptimi i thellë i këtyre thënieve i kapërcen kufijtë e gjuhës dhe kombësisë, duke i bërë ato të vlefshme për këdo që është i interesuar për mrekullitë e jetës.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi sjellë një mbledhur një koleksion të bukura nga thesari i madh i mençurisë frënge.

Në përfundim të leximit, mos harro të na thuash cilën prej thënieve mëposhtë pëlqeve apo preferove më së shumti, të cilën do të doje ta ruaje diku, për t’ia kujtuar vetes sa më shpesh të jetë e mundur.

Njeriu ka tre karaktere: një që ia veshin të tjerët, atë që ia jep vetes dhe atë të vërtetin.

Gjermania është bërë për të shëtitur, Italia për të buajtur, Anglia për të reflektuar, Franca për të jetuar.

Heshtja e popullit është mësimi i mbretit.

Ai që mund të lëpijë, mund edhe të kafshojë.

Kritika është e lehtë, arti është i vështirë.

Kryeveprat nuk janë asgjë tjetër veçse përpjekje të lumtura.

Është e vështirë ta gostisësh një mysafir të ngopur.

Dallimi ndërmjet maces dhe gruas është ky: gruaja mund të bëhet tigreshë, ndërsa macja kurrë.

Të imagjinosh është të zgjedhësh.

Në pushtim të një ishulli, ndërtesa e parë që ngre spanjolli është një Kishë, francezi bunker, hollandezi një fermë, anglezi një tavernë.

Ai që është i aftë të drejtojë një grua është i aftë edhe për shtet.

Të shkruarit është një mënyrë për të folur pa u ndërprerë.

Jeta është një punë që duhet ta bësh në këmbë.

Bota është një libër – me çdo hap ne hapim një faqe.

Ai që është mjeshtër i urisë, është mjeshtër edhe i shëndetit të tij.

Një vepër arti është një ide që dikush e ekzagjeron.

Një komb i pakënaqur lind artistë të mëdhenj.

Ai që flen në zhurmë, zgjohet nga qetësia.

Ai që ka frikë të vuajë, vuan nga frika.

Ne shohim mirë vetëm me zemër.

Doni fatkeqësinë e fëmijëve? Lejoni të bëjnë çfarë të duan.

Duhen gjetur ide të reja për të realizuar ato të vjetrat.

Çmimi i dashurisë është vetë dashuria. Njeriu duhet të dashurojë nëse dëshiron të jetë i dashur…

Kombet mund të jetojnë vetëm në dy mënyra, ose duke vjedhur, ose duke prodhuar.

Dashuria është një pasion që nuk i dorëzohet asgjëje, por përkundrazi, gjithçka i dorëzohet dashurisë.

Kjo është dashuria, të japësh gjithçka, të sakrifikosh gjithçka, pa dëshirën më të vogël për të marrë asgjë në këmbim.

Ndonjëherë, vetëm një person mungon dhe e gjithë bota duket e shpopulluar.

E vetmja gjuhë e vërtetë në botë është një puthje.

Zemra ka arsyet e saj për të cilat arsyeja nuk di asgjë.

Jeta është një gjumë i gjatë dhe dashuria është ëndrra e tij.

Ne duam vetëm atë që nuk e posedojmë plotësisht.

Sa më fort e vlerësoj fyesin, aq më fort e ndjej fyerjen.

Zgjidheni gruan më shumë me veshët sesa me sytë tuaj.

Jeta është një lule, mjalti i së cilës është dashuria.

Trimëria e vërtetë është të bësh në fshehtësi atë që mund ta kishe bërë lehtësisht përpara të tjerëve.

Të bësh është më mirë sesa të thuash.

Atdheu i mashtruesit është xhepi i tij.

Ai që i frikësohet vuajtjes po vuan tashmë nga ajo prej të cilës frikësohet.

Një gënjeshtar duhet të ketë një kujtesë të mirë.

E vërteta është më e vlefshme nëse ju duhen disa vite për ta gjetur atë.

Kohë të reja, tradita të reja.

Të fitosh pa rrezik është një triumf pa lavdi.

Ne themi se koha është një mësuese e madhe. Është shumë keq që i vret të gjithë studentët e saj.

Është më mirë të parandalosh sesa të shërosh.

Të qenit budalla ndonjëherë nuk të bën një budalla gjatë gjithë kohës.

Secili e sheh mesditën në derën e vet.

Për një zemër të guximshme asgjë nuk është e pamundur.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re