Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD-në zyrtare, Indrit Sefa ka komentuar arrestimin e kreut të ARRSH, Evis Berberi, duke thënë se nuk duhet të trajtohet si një arrestim i thjeshtë sepse është njeriu më i rëndësishëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, pas Belinda Ballukut.

I ftuar në studion e Open në Neës24, u shpreh se Berberi ka qenë i informuar dhe e ka pritur arrestimin, ndërsa tha se dorëheqja e tij para arrestimit është bërë për të ruajtur imazhin e mazhorancës.

“Problemi është që po marrim drejtorin e ARRSH di drejtor në një zonë rajonale. Ai është më i rëndësishëm se shumë ministra. Ka ministra që nuk dihet pse janë ministra. Ky është njeriu më i rëndësishëm pas Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës. Është drejtoria më e rëndësishme. Ajo dorëheqja është bërë vetëm për imazhi ne mazhorancës. Ai e ka pritur këtë dhe e ka ditur fare mirë që ka qenë drejt kësaj rruge”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Vetting ‘zbërthen’ vendimet e dyshimta Belinda Balluku! Dritëhijet e koncensionit të “Rrugës së Arbrit” dhe konflikti i interesit i lejuar nga Ministria e Infrastrukturës

Kujtojmë se SPAK ka arrestuar Evis Berberin pasi dyshohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njejtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lame, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre.

Një skemë ku paratë publike dyshohet se kalonin, përmes transakasioneve të ndryshme, në favor të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi, çoi në arrestimin e tij dhe dy sipërmarrësve të përfshirë në këtë skemë. Gjithshka është vërtitur rreth dy kompanive “Net Group” në zotërim të Valter Begajt, ku zoti Berberi ka qenë i punësuar, dhe kompanisë tjetër “Daam”, të blerë më pas nga ky i fundit, prej sipërmarrësit Begaj. Kompania “Daam” u shit më vonë nga zoti Berberi në momentin e angazhimit të tij në strukturat shtetërore, pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kur drejtimin e saj e mori Belinda Balluku.

LEXO EDHE:  Vetting/ Si u përdor ARRSH dhe Evis Berberi për kamufluar fondet nga Belinda Balluku! Në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Deripaska! KLSH liston shkeljet e MIE

Ai do të shfaqet si një bashkëpunëtor i ngushtë i ministres, pranë së cilës ai punoi fillimisht si këshilltar, për të marrë më pas, drejtimin, si i komanduar, të Agjencisë për Efiçencën e energjisë. Ndërsa në vitin 2021, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit rrugor, një prej strukturave më të rëndësishme, për nga projektet dhe vlera e lartë e fondeve që administron.

Kompania “Daam” e blerë nga Berberi me një shumë simbolike, u shit prej tij, me një çmim të shumëfishuar, ndërsa ndryshoi pronësi dhe administrim disa herë, mes, Begaj dhe Lames dhe Bulos. Por sipas Prokurorisë së posaçme, zotëruesi indirekt i saj, mbeti Berberi.

Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme. Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.

Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e BerberiT. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

Mësohet se nga kontrolli i ushtruar në banesën e Berberit, janë gjetur piktura të shtrenjta si dhe vlera monetare që kapin shumën e 4 milion lekëve.

Nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk ka patur ndonjë reagim mbi arrestimin e zyrtarit të lartë të saj.

LEXO EDHE: VETTING/ Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për Inceneratorët! KLSH zbardh abuzimet e ministres! Deputetët e opozitës: Plehrat u groposen!

VETTING/ Gabimet e Ballukut në llogaritje, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve! Si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re