Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Real Story” në News24 përçoi për publikun shqiptar idetë e tija, njëherësh edhe të forcës që përfaqëson se si mund të rritet ekonomia shqiptare.

Ai propozoi krijimin e një Banke Publike Zhvillimore dhe kthimin e syve drejt prodhimit vendas. Abazi po ashtu foli për krijimin e modelit të burokratit shqiptar.

Fatos Lubonja: Këta kanë mundësi të shkëputen nga një traditë e politikës se interesi i liderit sakrifikon ato të kombit. Unë shpresoj të vijë dita që politika dhe pushteti të bëhet shërbim dhe jo shtypje e tjetrit dhe kënaqje e dëshirave të liderit. A e bëjnë dot? Unë kam dyshime. Do i inkurajojmë atje ku mendojmë, do i krtikojmë aty ku mendojmë.

Bojken Abazi: Unë besoj se këtu sistemi arsimor është rrënuar, fëmijëve nuk ju mësohet historia nëpër shkolla duhet t’ju mësohej se nacionalizmi historik ka nisur nga Kosova që nga Lidhja e Prizrenit deri tek Kongresi i Lushnjes, Ishte Hasan Prishtina që lëvizi drejt Shkodrës për të mbledhur shqiptarët e Shqipërisë për të krijuar një qeveri të re. Nuk ka asgjë të pazakontë tek bashkëpunimi, tek përpjekja shekullore për të krijuar një shtet.

Ne kemi një ekonomi foshnjore sin ë Kosovë dhe Shqipëri. Ne importojmë mallra, ekspertojmë trupa kemi një hemorragji, se kapitali nuk qëndron në Shqipëri. Pandamia po na tregon domosdoshmërinë e prodhimit vendas.

Një bankë zhvillimore publike për shtetet në zhvillim, si Shqipëria do ishte mëse e nevojshme. Ne do të donim që pushteti të mos e kontrollonte. Kjo bankë të detyronte bankat e nivelit të dytë të ulnin pak interest. Nëse kanalizohesh tek prodhimi ke shanse të rrisësh të ardhurat.

Ideologjia e 30 viteve në Shqipëri dhe ajo e 20 viteve në Kosovë është që njeriu është për nga natyra i korruptuar. Shqiptarët mendojnë se e kanë të shkruar në kodin e tyre gjenetik. Unë nuk mendoj kështu, janë rrethanat. Nuk jam as me idenë që njeriu për njeriun është ujk. Besoj që ka nevojë për një tjëtër lloj shteti, Të krijojmë modelin e burokratit atdhetar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re