Marlin Wakeman, një marinar i ri nga Florida, pati një luftë dramatike për jetën e tij pasi ra nga varka e tij dhe përfundoi në ujërat plot peshkaqenë në Long Island, Bahamas. Incidenti ndodhi teksa ai po përpiqej të ankoronte varkën me të cilën po punonte në Flying Fish Marina.

Në momentin e rënies në det, të paktën njëzet peshkaqenë ishin të pranishëm në ujë, të tërhequr nga kufomat e peshkut të hedhura nga një peshkatar aty pranë. Wakeman u bë shpejt një gjah i tyre, me një që e kafshoi në këmbë dhe një tjetër në shpatull. Megjithatë, ai doli me guxim nga nofullat e tyre duke u ngjitur në varkë me disa kafshime.

I dërguar në një spital në Florida, Wakeman iu nënshtrua një operacioni për lëndime në gju dhe në shpatull, por mjekët presin një shërim të plotë.

“Ky ishte momenti më i keq i jetës sime”, tha i riu, duke theksuar se shpreson që së shpejti të kthehet në punën e tij në det.

“Isha me fat që ai nuk filloi të tundte kokën dhe më pas arrita të dal në sipërfaqe dhe të ngjitesha përsëri në varkë. Kur po notoja në sipërfaqe, një peshkaqen tjetër më kafshoi, por për fat, ai nuk arriti të më kapte siç duhet, kështu që unë arrita të ikja”, tha ai, duke shtuar se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe tregoi se nuk kishte kohë për t’u frikësuar, sepse e dinte se çfarë po ndodhte dhe thjesht duhej të dilte uji sa me shpejt. Ai pranoi se ndonjëherë ka makthe.

“Do të jem mirë”, tha ai dhe tregoi se ka në plan të kthehet në punë pas shërimit. Ai shtoi se është një zonë kryesore për zhytje dhe peshkim. “Isha shumë me fat. Rezultati mund të kishte qenë krejtësisht i ndryshëm,” tha ai dhe këshilloi të tjerët se çfarë të bënin nëse gjenden në një situatë të ngjashme. “Mos kini frikë. Mos harroni se peshkaqenët janë grabitqarë në krye të zinxhirit ushqimor dhe ju nuk dëshironi të përfundoni në nofullat e tyre”, përfundoi ai. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re