Sabit Gashi është nga Suhareka dhe problemet që po i dalin me mashtruesit në media sociale, po i kushtojnë mjaft.

Ai thotë se fotografia e tij po keqpërdoret nga disa qytetarë në Maqedoninë Veriore për të përfituar para, të cilët përmes lajmeve të rreme po kërkojnë fonde gjoja për ta ndihmuar atë dhe familjen e tij.

Duke u paraqitur me emra të ndryshëm. ata po kontaktojnë me bashkëkombës në Shqipëri duke u thënë se gjatë një udhëtimi me familjen në Maqedoni, ata kanë bërë aksident dhe fëmijët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Madje, tërheqjen e parave ata po e bëjnë nga institucionet financiare dhe me numra personal të pasaportave.  Kur kontribuuesit kishin kuptuar se kanë rënë pre e mashtrimit, kishin nisur kërkimet për Gashin, i cili vetëm brenda dy muajve të fundit ka pranuar pesë telefonata. Në rrjetin social Facebook, ku Gashi është aktiv, qarkullojnë foto ku shihet se bën jetë të mirë me familjen dhe fëmijët e tij.

Gashi të gjitha faktet i ka dorëzuar tek Policia e Kosovës, prej të cilëve po pret që në bashkëpunim me policinë maqedonase t’i vënë para drejtësisë manipuluesit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re