Skip to content

“Njeriu udhëton botën duke kërkuar çfarë…”, Rama citon nobelistin irlandez për të uruar mirëmëngjes

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zgjedhur ditën e sotme fjalët e novelistit irlandez, George Moore, për t’u uruar “mirëmëngjes” miqve të tij virtualë.

Kjo shprehje vjen pikërisht në një kohë kur të gjithëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të frenimit të përhapjes së Covid-19.

“Njeriu udhëton botën duke kërkuar çfarë i duhet dhe kthehet në shtëpi për ta gjetur”, shkruhet në postimin e Ramës, i cili citon nobelistin George Moore.

Çdo e keqe e ka një të mirë, dhe nëse do e shohim në një prizëm më pozitiv koronavirusi, ai shërbeu si një formë shumë e mirë për të kaluar më shumë kohë me familjen.