Përfaqësuesi i SNS në Kuvendin e Serbisë, Vladimir Gjukanoviq, thotë se ka bërë shaka dhe i ka kërkuar falje presidentit serb Aleksandar Vuçiq pasi deklarata e tij ka shkaktuar reagime të furishme.
Vladimir Gjukanoviç, një zyrtar i lartë i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe deputet i Parlamentit serb, tha se po bënte shaka dhe i kërkoi falje presidentit Aleksandar Vuçiç pasi mesazhi i tij se Serbia do të duhej të “denazifikonte Ballkanin” shkaktoi reagime të stuhishme.
“Jam i detyruar të gjithë publikun të kërkoj falje këtu. Unë kam qenë një person tmerrësisht i papërgjegjshëm sot, për fat të keq, e pranoj këtë. Shkrova edhe një postim në Tëitter me shaka që shkaktoi një ortek të pabesueshëm. I kam krijuar një problem të madh Aleksandar Vuçiçit dhe vendit tim për shkak të atij postimi në Tëitter, por e pranoj përgjegjësinë time”, ka thënë Gjukanoviç.
Gjukanoviq më herët shkaktoi një ortek komentesh pas një postimi në rrjetin social Tëitter në të cilin shpallte “denazifikimin e Ballkanit”.
Ai deklaroi: “Gjithçka më duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja të gaboja”.
Denazifikimi është termi i përdorur nga administrata ruse kur përpiqet të justifikojë pushtimin e Ukrainës fqinje.
Edhe sikur vërtet të jetë shaka, si mund të bëjë shaka të tilla me zarar, me era luftë, një deputet? Ndaj ngjan se e ka patur seriozisht, por është penduar pse e ka bërë publike atë që ka patur në ndërgjegjen e mbrapshtë.