Skip to content

Njësia anti-eksplozive “zbërthen” çantën e zezë, ja çfarë u gjend brenda pakos së dyshimtë në Fier

Një çantë e dyshimtë është pikasur në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Policia raporton se rreth orës 14:00 në Polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Tetori” në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu.

Gazetarja e “Fax News” raporton se pak minuta më parë ka mbërritur në Fier forcat xheniere, policia dhe forcat e njësisë anti-eksploziv nga Tirana. Por gjithçka ka rezultuar një alarm i rremë për panikun e çantës së zeze në Fier, policia dhe forcat anti-eksplozive kanë gjetur brenda saj një shall, libra dhe pajisje shkolle.

Edhe sot ndodhet në terren i njëjti grup hetimor njësoj si gjatë mbrëmjes ku u arrestua Nuredin Dumani.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb