Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot përfaqësues të furnizuesve të ushqimeve bazë me shumicë dhe shitjes me pakicë për adresimin e pasojave të luftës mbi çmimet në tregun shqiptar.

Rama tha se qeveria do të ndërhyjë menjëherë për transparencën e çmimeve të ushqimeve bazë dhe ngrirjen e marzheve të fitimit.

“Jemi këtu me ju për të ndarë se cila do të jetë vija e sjelljes në këtë moment dramatik, ku është e domosdoshme që të kemi një qasje të ndryshme nga ajo e kohëve normale. Ju e dini që nuk hyj te ata njerëz që besojmë se jetojmë në një kohë normale. 

Tani është momenti për të harruar fitimin, dhe për të vendosur kapacitetet tuaja në funksion të përballimit të kësaj sfide shumë të madhe, që nuk e kemi zgjedhur ne, por na ka zgjedhur.

Janë disa produkte bazë të shportës që kanë kërcyer në çmim, jo pa arsye, ku ne besojmë se ka hapësirë të mjaftueshme për të manovruar  me një ulje çmimi për to, e di që është problem sigurimi i sasive të nevojshme, bazuar në shifrat e konsumit, vend për të ndërhyrë ka në këtë moment”, tha Rama.

Ky vendim i Ramës duhet thënë se është në vazhdën e disa masave të ndërmarra më herët, për çmimin e naftës, menjëherë pasi në vend shpërtheu një valë protestash nga qytetarët.

Njëjtë si për naftën, edhe për ushqimet, do të ngrihet një bord që do të monitorojë çmimet.

“Askush nuk e di të ardhmen dhe askush nuk e di si vazhdon lufta. Sot që të vijnë në temë kemi faktikisht detyrimin e përbashkët të gjithë ne si shqiptarët që të bëjmë secili të vetën dhe smund të kërkojmë që të bëjë të vetën një pensionist që ka nevojë për ushqimet bazë.

Nuk i përballon dot cmimet në treg, atë pensionist do ta mbështesë qeveria me një shumë që është e barabartë me rritjen e cmimeve të ushqimeve bazë por do ta mbështesni edhe ju me cmimet që do të vendosi atje.

Do të krijojmë një bord të përbashkët për cmimet bazë të shportës dhe ky bord i përbashkët do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues tuaj të shumicës dhe të pakicës. Çmimet e ushqimeve bazë do të vendosen aty dhe askush nuk do të vendosë cmime si të duan kush vendos cmime të tjera do ti konfismokojmë prodhimin, nëse dikush do të lozë me cmimet jashtë asaj, sic po bëjmë me karburantet. Ne nuk vendosim cminet pas dëshirës por nuk do të lejojmë abuzuesit. Të bëjmë transparencë cmimesh ku e ke marrë dhe sa do të shitet”, tha më tej Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re