Skip to content

Njëzet vjet euro, BE: simbol i unitetit, sovranitetit dhe stabilitetit

Njëzet vjet nga futja e euros, udhëheqja e Bashkimit Evropian e
vlerësoi monedhën unike evropiane si një simbol të unitetit, sovranitetit dhe
stabilitetit.

“Euroja
është bërë një simbol i unitetit, sovranitetit dhe stabilitetit”, tha
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, një nga nënshkruesit e
marrëveshjes për krijimin e monedhës së përbashkët.

Në deklaratën e tij, Junker tha se ai e konsideronte atë si
nënshkrimin më të rëndësishëm që avuri në letër.

“Krijimi
i euros 20 vjet më parë – me çlirimin e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe
bashkimin e Gjermanisë, ishte një moment kyç dhe vendimtar në historinë
evropiane”, tha Tusk.

Politikani i lartë i Brukselit, theksoi gjithashtu rëndësinë e
forcimit të elasticitetit të euros ndaj krizave të ardhshme.

“Ne
duhet të jemi gati për atë që mund të sjellë e ardhmja”, beson
Junker.

Euro u bë monedhë zyrtare e 11 shteteve anëtare të BE-së më 1
janar 1999, duke mundësuar pagimin e  çeqeve, kartat e kreditit dhe transfertat.

Kartëmonedhat dhe monedhat e euros u futën në qarkullim në
vitin 2002.

Sot, rreth 340 milionë qytetarë marrin e japin në euro në 19
nga 28 shtetet anëtare. Euro është monedha e dytë më e madhe pas dollarit
amerikan.

60 vende të botës gjithashtu përdorin euron ose lidhin
monedhën e tyre me euro.

“Pas
20 vjetësh kemi një brez që njeh vetëm euron si një monedhë vendase”, tha
Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.