Një krizë e re ka shpërthyer së fundi, ajo mes Moskës dhe Athinës, pasi autoritetet greke vendosën të dëbojnë dy diplomatë rusë. Athin zyrtare tha ata kanë kryer aktivitete që nuk përpurthen me statusin e tyre diplomatik.

Dyshohet se diplomatët e dëbuar tentuan të minojnë marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit për të ndryshuar emrin e Maqedonisë.

Dhe Kremlini nuk ka toleruar. Menjëherë është kundërpërgjigjur duke paralajmëruar dhe ajo dëbimin e dy diplomatëve grekë nga Moska, pra kokë më kokë.

Greqia ka mbajtur gjithmonë marrëdhënie të mira me Rusinë, thekson Reuters.

Madje theksohet fakti se kur shumë shtete europiane vendosën të tërheqin diplomatët e tyre nga Moska për çështjen “Skripal”, Greqia nuk iu bashkua kësaj nisme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re