Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, njoftoi sot lajmin se lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe Kosovës do të njihen edhe në Austri.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale theksohet se të gjitha kategoritë do të njihen si të barasvlefshme me ato austriake.
Ambasadori Veliaj shkroi se ky vendim hyri në fuqi prej datës 1 mars 2025.
Shqiptarët dhe kosovarët mund të qarkullojnë në Austri me patentën e tyre shqiptare ose kosovare deri në 6 muaj, pa pasur nevojë për ndonjë procedurë shtesë.
Për ata që qëndrojnë më gjatë, lejet e drejtimit mund të konvertohen në austriake pa dhënë provimin praktik.

