Është ekstraduar drejt Gjermanisë Princ Dobrushi, i njohur edhe me nofkën “Peshkaqeni”. Princ Dobrushi, nga Peja, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike.

“Peshkaqeni” kishte ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë, i cili kërkoi refuzimin e ekstradimit nga Republika e Shqipërisë drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Por, Apeli, me 9 prill 2024, la në fuqi vendimin për ekstradimin e tij. Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme vendosur sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, të cilët janë nën hetim pasuror, si dhe të personave të lidhur me ta.

Dy personat nën hetim, të cilët kanë lidhje krushqie me njëri-tjerin pasi Princ Dobroshi është i martuar me motrën Olsi Syziu, akuzohen nga autoritetet gjermane për trafik droge në kuadër të grupit të organizuar kriminal.

Princ Dobroshi nga Kosova dhe kunati i tij dyshohet se gjatë vitit 2020, së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasira të konsiderueshme kokaine, nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani.

Princ Dobroshi rezulton i dënuar në vitin 1993 në Norvegji me 14 vjet burg për trafikim të heroinës. Ndërkohë SPAK ka sekuestruar 10 llogari bankare të tyre gjendje në total rreth 133.000, tre apartamente në Tiranë, një banesë në Gjirin e Lalzit, një shoqëri tregtare në Lezhë dhe një makunë tip Volvo.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re