Artan Doçaj është shqiptari që është bërë viral në rrjetet sociale. Ai njihet si “bisha magjike” në Tik Tok, pasi bën shumë truke shpejtësi, por dhe magji.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Artani ka treguar se si i ka mësuar këto truke, me të cilat ka arritur më shumë se 40 milion shikime.

Sakaq, ka zbuluar se në jetën e përditshme punon në një fermë për të mbajtur familjen.

“Unë jam Artan Doçaj, jam nga Shkodra. Në vitin 2005 kam ardhur në Itali dhe jetoj në Firenze. Unë punoj në një fermë dhe bëj një punë që më pëlqen dhe gjithçka është shumë mirë.

Duke parë video në Yotube, më pëlqenin dhe kur ishte pandemia nuk kisha çfarë të bëja dhe i mësova truket. 

Truku i parë që kam mësuar, ka qenë me një gotë dhe me një shishe uji, ku në të vërtetë ujin nuk e hedh në gotë, por në tokë dhe duket si ngeli gota bosha”, u shpreh ndër të tjera Artani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re