Jozefina Topalli është një nga figurat më të spikatura të politikës në vendin tonë. Edhe pse nuk është më deputete, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike vazhdon të mbetet aktive në sferën publike.

Megjithatë e ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, “Zonja e hekurt” e politikës shqiptare u prek, kur u pyet nëse e kishte marrë malli të kthehej në selinë e PD-së, aty ku ka punuar për shumë vite.

Mirela Milori: Me përfaqësues të tjerë brenda PD-së flisni?

Jozefina Topalli: Po sigurisht, komunikoj me ata që kam qenë dhe me ta që kam punuar. I ndjek me shumë interes dhe më dhimbsen. Unë e di sa keq ndihen.

Mirela Milori: Ju ka marrë malli të riktheheni në atë seli?

Jozefina Topalli: Shumë! Tek kjo e reja jo. S’e kam me selinë, unë e kam me shpirtin e demokratëve. Sigurisht që kam dhimbje dhe mall të madh, por duhet të jem realiste.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re