Veshkat janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve përmes urinës, prodhimin e hormoneve dhe filtrimin e toksinave dhe lëngjeve shtesë në gjakun tuaj.

Ndaj ju duhet të kujdeseni mirë për veshkat tuaja dhe të përpiqeni t’i mbani ato të shëndetshme.Keto ushqime mund t’i dëmtojnë ato dhe të ndikojnë në funksionimin e tyre normal nëse konsumohen me tepri.

Mishi

Konsumimi i tepërt i mishit mund të shkaktojë probleme në veshka sepse proteinat e kafshëve mund të jenë shumë të vështira për t’u metabolizuar, duke e bërë eliminimin e produkteve të mbetjeve një barrë për veshkat. Një dietë e pasur me proteina shtazore gjithashtu mund të çojë në zhvillimin e gurëve në veshka. Mishi stimulon prodhimin e acidit urik, i cili është një nga shkaqet e zakonshme të gurëve në veshka.Në vend të kësaj mund të hani më shumë perime dhe arra dhe akoma do të merrni proteinat që i duhen trupit tuaj.

Bananet

Nëse dyshoni se keni probleme me veshkat, ushqimi i mirë dhe një dietë e duhur janë thelbësore për të qëndruar të shëndetshëm. Dhe kjo do të thotë të kufizoni konsumin e disa ushqimeve si bananet, sepse ato kanë një nivel shumë të lartë kaliumi, i cili mund të jetë i dëmshëm për ata që veshkat e të cilëve nuk funksionojnë siç duhet.Një i rritur i shëndetshëm duhet të ketë një konsum prej 3.500-4,700 mg kalium çdo ditë nga ushqimet dhe një banane mesatare (150 g) përmban tashmë 537 mg. Por nëse vuani nga një sëmundje në veshka, marrja e kaliumit duhet të jetë më e ulët pasi trupi juaj nuk mund të arrijë të filtrojë tepricën, e cila mund të çojë në çështje serioze shëndetësore.

Kripa

Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë një maksimum prej 2300 mg natrium në ditë (rreth një lugë çaji kripë). Nëse hani shumë kripë, veshkat tuaja duhet të punojnë më shumë në mënyrë që të eliminojnë tepricën e natriumit, kështu që ata mund të fillojnë të mbajnë ujë që mund të çojë në presion të lartë të gjakut.Për t’i mbajtur të shëndetshme veshkat, mund të shtoni erëza dhe barishte në ushqimet tuaja në vend që të abuzoni me shakerin e kripës. Ju gjithashtu mund të zvogëloni konsumin e ushqimeve të përpunuara dhe të paketuara, si supat e konservuara ose perimet dhe picat e ngrira, pasi ato zakonisht përmbajnë shumë kripë.

Buka integrale

Buka integrale është e shëndetshme dhe ushqyese, por kur hahet në sasi të mëdha, veçanërisht nga individë me probleme të veshkave, mund të shkaktojë dëm serioz në veshkat. Kjo është për shkak të sasive të larta të fosforit dhe kaliumit që përmbahen në këtë lloj buke.Një fetë bukë integrale përmban 81 mg kalium dhe 57 mg fosfor, krahasuar me një fetë buke të bardhë, e cila ka vetëm 37 mg kalium dhe 35 mg fosfor.

Bulmeti

Megjithëse produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, shumë qumësht, kos dhe djathë mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa mirë. Dhe kjo mund të ndodhë për shkak të sasisë së lartë të fosforit që përmbajnë këto ushqime që mund të krijojnë stres në veshkat tuaja.Per më tepër, nëse veshkat tuaja nuk janë plotësisht funksionale, ata nuk do të jenë në gjendje të heqin fosforin shtesë nga gjaku juaj dhe kjo mund të çojë në dobësim të kockave dhe me kalimin e kohës edhe në një rrezik të shtuar të frakturave.

Portokalli dhe lëngu i portokallit

Ndërsa portokallet dhe lëngu i portokallit janë të ulëta në kalori dhe janë të pasura me vitaminë C, ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta kaliumi. Një portokall i mesëm siguron 240 mg kalium dhe një filxhan lëng portokalli mund të përmbajë rreth 470 mg.Duke pasur parasysh këto numra, konsumi i portokallit dhe lëngut të portokallit duhet të jetë i kufizuar, veçanërisht kur nuk keni veshka plotësisht funksionale. Nëse nuk mund të eleminojnë kaliumin e tepërt nga gjaku, kjo mund të jetë shumë e rrezikshme për trupin tuaj.

Avokadot

Edhe pse avokadot janë të njohura dhe vlerësohen për cilësitë e tyre të ndryshme ushqyese, ngrënia shumë prej tyre mund të jetë e rrezikshme për veshkat tuaja, veçanërisht nëse tashmë keni një sëmundje të veshkave. Dhe arsyeja është sepse ky frut ka një nivel shumë të lartë të kaliumit.Trupat tanë kanë nevojë për këtë mineral, por shumë kalium në gjak mund të shkaktojnë probleme serioze si ngërçet e muskujve dhe një rrahje të parregullta të zemrës.

 

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re