Në zgjedhjet e ardhshme lokale në Itali do të kandidojë edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin shqiptar Bledjan Beshiraj.

Ai është larguar nga Shqipëria drejt Milanos që në moshën 20-vjeçare, ku ka studiuar në universitetin shtetëror aty, është punësuar, si dhe është martuar dhe ka dy fëmijë.

Në mesazhin e tij si kandidat, drejtuar qytetarëve italianë, shqiptari Beshiraj shprehet se “Nëpërmjet kandidimit tim do të çoj në bashki zërin e të gjithë banorëve të zonës, që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetës, sepse besoj se është e rëndësishme t’i jap atyre një përgjigje të përshtatshme, në kohën më të shkurtër të mundshme”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko