Tahini ose mielli i susamit i cili i fal energji trupit në veçanti ndaj sëmundjeve stinore, kur përziehet me pekmezin jo vetëm që ndihmon në shtimin e gjakut, por njëkohësisht edhe hedh helmet nga trupi…
Përbërësi kryesor i tahinit është susami. Ndërsa produkti ushqimor që përfitohet pasi susami kalon në procedura të ndryshme dhe më pas shtypet quhet Tahin. Nëse dëshironi të mësoni se si mund ta përgatisni ju vetë, mund të orientoheni nga videoja në fund të shkrimit tonë. Por së pari le të njihemi me dobitë e tahinit.
Susami kultivohet në kushtet e klimës së nxehtë. Konkretisht mund të gjejë hapësira të volitshme për rritje në zonën e Mesdheut. Susami është mjaft i pasur në aspekt të vajit dhe proteinave. Nëse tahinin e ruajmë në kushte të përshtatshme mund ta mbajmë për një kohë të gjatë.
Mbi të gjitha nuk duhet të harrojmë se tahini është produkti ushqimor i vetëm që mund të largojë helmin nga trupi ynë!

Cilat janë dobitë e tahinit?
1- Është më se i dobishëm në zhvillimin e kockave për shkak të disa lëndëve që gjenden në të.
- Mundëson mbrojtje ndaj toksinave të formuara në trup për shkak të metaleve të rënda, përzierjeve të helmuara, radiacionit dhe disa medikamenteve.
- Është konstatuar se ka efekt pozitiv në parandalimin e humbjes së kujtesës lidhur me përparimin e moshës (Alzheimer).
- Forcon sistemin e imunitetit.
- Ka si veçori të shtojë qumështin e nënës. Ka efekt pozitiv në zhvillimin e trurit dhe zgjuarsisë.
- Pengon bllokimin e damarëve.
- Dihet se është i dobishëm në rënien e gurëve të tëmthit, në vështirësinë në frymëmarrje dhe ndaj bronkitit.
- Luan rol jetësor për shëndetin e syrit.
- Zbukuron lëkurën.
Tahini, i cili ka një aromë karakteristike, mund të ruhet për kohë të gjatë për sa kohë nuk përziehet me ujë. Tahini është i pasur në aspekt të vitaminave E, C dhe B. Pengon çrregullimin e strukturave të qelizave. Përshpejton përmirësimin e plagëve.

Vallë a mund të përgatisim tahin në kushte shtëpie? Si mund ta përgatisim?
Po, është e mundur. Madje për këtë ka një recetë më se të lehtë dhe me pak përbërës.
Përbërësit:
1 gotë ujë susam
½ gotë vaj ulliri
Përgatitja:
Kaurdisni susamin. Pasi të jetë ftohur bluajeni në bluarësin e kuzhinës. Pasi susami të ketë nisur të copëtohet shtoni pak nga pak vaj ulliri dhe vazhdoni ta bluani, shkruan frekuneca. Vazhdoni procesin e shtimit të vajit deri sa të arrijë në hollësinë e duhur.//




