Britaniku Richard Keedwell është shembulli i gjallë i kokëfortësisë. Ai ka harxhuar 30,000 funte nga kursimet për të luftuar kundër një beteje “për drejtësi”, pasi mendonte ishte gjobitur gabimisht për tejkalim të shpejtësisë.

Gjoba, e cila ishte prej 100 funtash, duhej paguar brenda vitit, por Keedwell i qëndronte besnik bindjes së ai nuk kishte kaluar shpejtësinë dhe nuk duhej paguar dënimin

Tejkalimi i shpejtësisë për 5 kilometra, nga 30 km/h sa ishte e lejuar, u bë mollë sherri e një lufte 3-vjecare me gjykatën në Bristol.

Megjithëse i penduar për shpenzimet që ia shkaktoi familjes, ai vazhdon të jetë i bindur se mbrojti atë që e besonte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re