Media shtetërore koreano-veriore ka publikuar së fundmi promovimin e një takimi të rëndësishëm të partisë qeverisëse të liderit Kim Jong Un, ku u prezantua motra e vogël e udhëheqësit, si një nga politikbërëset kryesore të Koresë së Veriut. 
Ajo është konsideruar si krahu i djathtë i udhëheqësit Kim Jong Un, duke u kujdesur për agjendën e tij dhe eventet publike.
Motra e vogël e liderit koreano-verior Kim Jong Un, u prezantua të shtunën në një takim kyç të partisë qeverisëse të vendit.
Sipas ekspertëve, publikimi i figurës së 28-vjeçares Kim Yo Jong, në trupin më të lartë vendimmarrës të shtetit sekret, është një shenjë që udhëheqësi i ri po shtrëngon më tej kontrollin e tij në vend, duke tërhequr njerëzit e tij më të rëndësishëm pranë qendrës së pushtetit.
Kim Yo Jong është rritur në politikën koreano-veriore me një ritëm të pashembullt, ndryshe nga halla e saj, e cila u promovua në politikë vetëm në vitin 2012, pasi shërbeu më shumë se tre dekada në parti. Kim Yo Jong renditet si gruaja e dytë politikbërëse në një vend patriarkal si Koreja e Veriut.
Motra e vogël e udhëheqësit, konsiderohet si një nga politikbërëset kryesore në vend.
Profili zyrtar i saj, është rritur që nga viti 2014, kur u bë zëvendësdrejtore e Departamentit të Propagandës dhe Agjitacionit të Partisë së Punëtorëve.
Përtej rangut të saj zyrtar, profili i Kim Yo Jong, është pak i njohur, ashtu si dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të klanit Kim Yong. Sipas medias shtetërore, ajo është krahu i djathë i vëllait të saj, ku mes detyrave kryesore, menaxhon zhvillimet e tij publike, itineraret dhe nevojat logjistike.
Dalja e fundit publike e Kim Yo Jong, motrës së vogël të udhëheqësit të Koresë së Veriut ka qenë në Mars të vitit 2014.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re