Skip to content

Njihuni me njeriun më të vjetër në botë (Foto)

Masazo Nonaka, ka marrë sot në shtëpinë e tij në Hokkaido certifikatën nga Guinness World Records si njeriu më i vjetër në botë.

Ai ka lindur më 25 korrik 1905, pak ditë para se Albert Einstein të publikonte teorinë e relativitetit, Nonaka.

Burri 112 vjeçar jeton me familjen e tij dhe “i duhet të lëvizë me një karrige me rrota, edhe pse gëzon shëndet të mirë”.

“I pëlqen të hajë çdo tip biskotash, japoneze apo perëndimore dhe dëshiron të lexojë çdo ditë gazetën”, tregon mbesa e tij Yuko Nonaka.

Por Masazo ka zbuluar edhe një tjetër sekret të rinisë së përjetshme: “Shumë shpesh zhytet në ujëra termale të nxehta”.

Masazo Nonaka ka 7 vëllezër dhe 1 motër që jetojnë në qytetin Ashoro, po në ishullin Hokkaido. Ai është martuar me Hatsuno në vitin 1931 dhe kanë 5 fëmijë.