Kur Spratt ishte 21 vjeç dhe studionte në Ontario, ai bleu një GTI Golf 1 të gjeneratës së parë. Në verën e vitit 1984, me të dashurën e tij të atëhershme dhe gruan e tanishme, ata udhëtuan nga Vancouver për në San Francisko, një udhëtim që ishte gdhendur thellë në kujtesën e tyre shkruan EngNews.

Çdokush do ta pyeste nëse Derek Spratt  ishte ‘normal’ për shpenzimet që bëri. Por në Amerikë dhe Kanada çmimi i kësaj makine ishte i lartë pasi ishte versioni i parë i Golfit, i njohur si “Rabbit VW”.

Spratt e bleu këtë makinë në Ontario dhe ishte ndër të parët që zotëronte një Golf GTI. Ai ka punuar mbi 12,000 orë në këtë Golf dhe ka investuar rreth 140,000 dollarë.

Makina  ka një motor të tmerrshëm që prodhon 220 kuaj fuqi, por pronari vendosi ta shiste atë për një shumë simbolike të cilën nuk e beri  të ditur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re