1. Lufton mikrobet

Disa përbërës kimikë në xhenxhefilin e freskët ndihmojnë trupin tuaj të largojë mikrobet. Ata janë veçanërisht të mirë në ndalimin e rritjes së baktereve si E.coli dhe shigella, dhe gjithashtu mund të mbajnë larg viruset si RSV.

2. Higjienë e mirë orale

Fuqia antibakteriale e xhenxhefilit gjithashtu mund të ndihmojë në higjienën tuaj orale. Komponimet aktive në xhenxhefil të quajtura gingerolë pengojnë rritjen e baktereve të gojës. Këto baktere janë të njëjtat që mund të shkaktojnë sëmundje periodontale, një infeksion serioz i mishrave të dhëmbëve.

3. Qetëson të përzierat

Përralla e gjysheve tona mund të jetë e vërtetë: xhenxhefili ju ndihmon nëse jeni duke u përpjekur të lehtësoni stomakun e lodhur, veçanërisht gjatë shtatzënisë. Mund të funksionojë duke shpërbërë dhe duke hequr qafe gazin e grumbulluar në zorrët tuaja. Mund të ndihmojë gjithashtu në qetësimin e të përzierave të shkaktuara nga kimioterapia.

4. Lehtëson dhimbjen e muskujve

Soothes Sore Muscles

Xhenxhefili nuk do të largojë dhimbjet e muskujve në vend, por mund të zbusë dhimbjen me kalimin e kohës. Në disa studime, njerëzit me dhimbje muskujsh nga stërvitja që morën xhenxhefil kishin më pak dhimbje të nesërmen.

5. Lehtëson simptomat e artritit

Xhenxhefili është një anti-inflamator, që do të thotë se redukton ënjtjen. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për trajtimin e simptomave të artritit reumatoid dhe osteoartritit. Ju mund të lehtësoheni nga dhimbja dhe ënjtja ose duke marrë xhenxhefil nga goja ose duke përdorur një kompresë ose copë xhenxhefili në lëkurën tuaj.

6. Mund të frenojë zhvillimin e kancerit

Disa studime tregojnë se molekulat bioaktive në xhenxhefil mund të ngadalësojnë rritjen e disa llojeve të kancerit si kanceri kolorektal, stomakut, vezoreve, mëlçisë, lëkurës, gjirit dhe prostatës. Por nevojiten shumë më tepër kërkime për të parë nëse kjo është e vërtetë.

7. Ul sheqerin në gjak

Një studim i kohëve të fundit sugjeroi se xhenxhefili mund të ndihmojë trupin tuaj të përdorë më mirë insulinën. Studime të tjera nevojiten për të parë nëse xhenxhefili mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak.

8. Lehtëson dhimbjet e periodave

Keni dhimbje menstruale? Çaji i xhenxhefilit mund të ndihmojë. Në studime, gratë që merrnin 1500 miligram pluhur xhenxhefili një herë në ditë për 3 ditë gjatë ciklit të tyre ndjenin më pak dhimbje.

9. Ul kolesterolin

Lowers Blood Sugar

Një dozë ditore e xhenxhefilit mund t’ju ndihmojë të luftoni nivelet tuaja të kolesterolit “të keq” ose LDL. Në një studim të fundit, marrja e 5 gram xhenxhefil në ditë për 3 muaj ndihmoi në uljen e kolesterolit LDL.

10. Mbron nga sëmundjet

Xhenxhefili është i pasur me antioksidantë, përbërës që parandalojnë stresin dhe dëmtimin e ADN-së. Ato mund të ndihmojnë trupin tuaj të luftojë sëmundjet kronike si presioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e mushkërive.

11. Lehtëson shenjat e dispepsisë

Nëse keni dispepsi kronike, xhenxhefili mund të sjellë pak lehtësim. Konsumimi i xhenxhefilit para ngrënies mund ta bëjë sistemin tuaj të zbrazet më shpejt, duke lehtësuar tretje dhe probleme të tjera me stomakun./WebMD

Përktheu për Gazetën Shëndeti, Griselda Ozuni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko