Së fundmi Instagram ka dhurua një tjetër funksion për të ndërvepruar me ndjekësit: Kuizet.

 

Kjo është një risi e cila u mundëson përdoruesve që të parashtrojnë një pyetje, me mundësi përzgjedhjeje prej katër opsionesh për ndjekësit. Pyetja do shfaqet në Insta Story, njësoj sikur opsioni i parashtrimit të pyetjes.

 

Më poshtë do të lexoni mënyrat se si mund të përdoret një opsion I tillë.

 

Së pari, zgjidhni një foto në sfond

Së dyti, rrëshqitni me gisht lart.

Pastaj zgjidhni opsionin ‘Quiz’.

Bëni pyetjen dhe shtoni alternativat. Mos harroni të zgjidhni të saktën.

Dhe, në fund, mos harroni ta postoni!