Në prag të ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, shpresa e fundit për shkatërrimin e mafies politike të Tiranës dhe për mbylljen e tranzicionit, po u kujtojmë edhe një herë shqiptarëve vlerën e vilave të politikanëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për vlerën që ata vetë kanë deklaruar si dhe për disa prej vilave të tyre, pasi politikanët e Tiranës kanë mesatarisht 7-8 banesa secili.

Shumica prej tyre nuk kanë asnjë biznes, por si të ardhura të ligjshme kanë vetëm pagat në shtet, të cilat nuk mjaftojnë jo për të blerë vila, por as për të mbuluar koston e lartë të jetesës së familjeve të tyre, duke përfshirë udhëtimet, pushimet, ushqyerjen, ngrohjen, rrobat, spitalet, shkollimin etj.

Si për ironi, disa prej tyre, edhe pse kanë vila me vlerë qindra mijëra euro, kanë përfituar si të pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Hetimi i tyre nga SPAK-u është shumë i thjeshtë: Konfirmo në terren vlerën e vilave dhe pallateve, llogarit të ardhurat e ligjshme, zbrit koston e jetesës dhe kështu zbulohen sa para kanë vjedhur.

Politikanët me vila dhe pallate

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, pallat me vlerë të papërcaktuar në Tiranë, vilë në Gjirin e Lalzit me vlerë mbi 1.5 milionë euro, apartament në Tiranë 400 mijë euro etj.

Edi Rama, shtëpi në Surrel me vlerë të deklaruar 390 milionë lekë.

Sali Berisha, vilë me vlerë të papërcaktuar në Gjirin e Lalzit.

Lulzim Basha, vilë në Holandë shitur 231 mijë euro, apartament në Tiranë 205 mijë dollarë, apartamenti në Durrës 33 mijë euro, apartament në Tiranë, apartament në Tiranë 62 mijë dollarë etj.

Vangjush Dako, pallat në Durrës 11 kate me vlerë të papërcaktuar, apartamente etj.

Arben Ahmetaj, vilë në Qerret 150 milionë lekë, pasuri në Tiranë 390 mijë euro, vilë 90 milionë lekë, vilë 50 milionë lekë, apartament 120 m2, viletë 74 m2, apartament 75 mijë USD, apartament 200 m2+ 60 m2 zyra+3 parkingje, disa apartamente në Selitë etj

Ridvan Bode, vilë në Rakickë të Korçës, disa apartamente në Tiranë.

Damian Gjiknuri, apartament 270 mijë euro, apartament 70 milionë lekë, apartament 28 mijë euro, apartament 26 mijë euro, dyqan 125 mijë euro.

Anastas Angjeli, vilë me sipërfaqe 589 m2 110 milionë lekë, apartament me vlerë 330 mijë dollarë në SHBA, apartament në Sarandë, dyqan. 99 m2 në Sarandë etj.

Bledi Çuçi, apartament 90 mijë euro, apartament 78 mijë euro, garazh 23 mijë euro, apartament 80 milionë lekë etj.

Fatmir Mediu, vilë në Golem. Genc Ruli, vilë në Qerret, 60 milionë lekë. Genc Pollo, vilë në Qerret, Kavajë, 70 mijë euro.

Sandër Lleshi, vilë 150 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Petrit Vasili, vilë me vlerë të papërcaktuar në Gjirin e Lalzit.

Edmond Haxhinasto, vilë me vlerë të papërcaktuar në Gjirin e Lalzit. Myqerem Tafaj, vilë te Gjiri i Lalëzit. Arben Imami, apartament në Qerret, Kavajë. Edmond Panariti, 2 apartamente në Kavajë.

Majlinda Bregu, shtëpi druri në Ishull Lezhë Aldo Bumçi, apartament në Golem, Kavajë. Vangjel Tavo, shtëpi në Pire të Greqisë.

Milena Harito, shtëpi në Paris. Lindita Nikolla, vilë 1.1 milionë USD, të padeklaruar, pallat në ndërtim në zonën “Ali Demi”. Xhelal Mziu, vilë.

Eduard Ndocaj, shtëpi private në Sarandë 100 mijë euro, apartament në Tiranë 496 mijë euro, apartament në Itali 650 mijë euro, apartament 100 m2 dhe truall 2 000 m2, në Itali, apartament në Milano, 300 000 mijë euro, 14 apartamente në Shëngjin, dy dyqane në Lezhë, apartament në Lezhë etj.

Eduart Kapri, kryetar i Bashkisë së Pogradecit, pronar i 45 apartamenteve në Lezhë, pronar i 37 bodrumeve në Shëngjin, apartament në Pogradec, 78 milionë lekë etj.

Gjon Gjonaj, kryetari i Bashkisë Pukë, shtëpie në Pukë, shtëpie banimi 100 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, shtëpi dykatëshe me sipërfaqe 197.5 m2, në Xhafzotaj, Durrës, 300 mijë euro, shtëpie banimi 88 mijë euro, 2 apartamente me sipërfaqe 86 mijë euro, garazh 11 250 euro, 2 apartament në Tiranë 90 mijë euro, magazine frigorifer 1.4 milionë euro, impiant për nxjerrje mermeri 1.8 milionë euro, Hotel-Turizmin në Pukë, vlera 1.6 milionë euro etj.

Fiqiri Ismaili, vilë në Vorë 760 milionë lekë, apartament 177 m2 në Tiranë, apartament 106 m2 Tiranë, apartament 145 në Tiranë, dyqan 170 m2 në Tiranë, bodrum 120 m2 në Tiranë, apartament 88 m2 në Kavajë, apartament 40 m2, në Kavajë etj.

Majlinda Bufi, tetë apartamente në lagjen Apolonia Fier, godinë 3 kate + 1 kat nëntokë me sipërfaqe 574.2 m2 në Roskovec, ndërtesë 390 mijë euro, lokal 366 mijë euro, apartament banimi 90 milionë lekë, dyqan 55 milionë lekë etj./Pamfleti

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re