Cen Carpenter është një baba i vetëm dhe mjaft i devotshëm ndaj 5 fëmijëve të tij.

Me sa duket të vegjlit e tij, të cilët janë të gjithë me nevoja të veçanta, i janë mjaft mirënjohës të atit jobiologjik, i cili i ka adoptuar dhe u ka dhënë një shtëpi të ngrohtë dhe shumë dashuri.

35-vjeçari njihet me nofkën “Superbabai” nga miqtë dhe familjarët e tij.

Dëshira e tij që në moshën 21-vjeçare ishte të adoptonte një fëmijë. Tashmë ai ka bërë realitet ëndrrën e tij duke adoptuar djaloshin Noah, fëmijën e tij të pestë.

Ai është baba i 1-vjeçarit Noah, 11-vjeçarit Jack, 8-vjeçares Ruby, 6-vjeçares Lily dhe 3-vjeçarit Joseph. Secili prej fëmijëve kanë nevoja të veçanta dhe janë diagnostikuar me simptoma të ndryshme nisur nga autizmi e deri tek sindroma e Pierre Robin.

Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re