Skip to content

Njihuni me ushqimet që ju forcojnë dhëmbët

picture 3178

Për të pasur një gojë të shëndetshme dhe të bukur, duhet të kurojmë dhëmbët tona. Ekzistojnë disa ushqime që duhet të bëhen pjesë e dietës sonë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe gjithashtu kontribuojnë në forcimin e dhëmbëve tona.

Janë kështu ushqime që janë të pasura në kalçium e fosfor, ose ushqime që kërkojnë që të përtypen mirë , në mënyrë që të promovojnë prodhimin e pështymës e cila, nga ana tjetër, ndihmon në pastrimin e sipërfaqes së dhëmbëve.

Që nga djathi e deri tek brokoli, ja disa ushqime kryesore që mund të forcojnë  dhëmbët tuaj e për të mbajtur gojën tuaj të pastër e  të shëndetshme.

Karrotat kërkojnë që të përtypen mirë dhe në këtë mënyrë favorizojnë rrjedhën e pështymës.

Salmoni është një burim i madh i fosforit që mbron smaltin e dhëmbëve.
I pasur me kalçium dhe fosfor, favorizon mineralizimin e smaltit.

Ashtu sikurse kosi dhe qumështi është mjaft i pasur në kalçium dhe fosfor.

Vezët janë të pasura me kalçium dhe vitamina D, të rëndësishëm për shëndetin e gojës suaj.

Brokoli, ashtu sikurse dhe të tjera perime janë mjaft të pasur me vitamina dhe minerale.

Mollët  favorizojnë  rrjedhjen e pështymës dhe kontribuojnë në pastrimin e pllakave.

Falë ritmit të përtypjes e rëndësishme për këtë lloj ushqimi, selino ndihmon në pastrimin e gojës përmes rritjes së prodhimit të pështymës. /f/.

.