Të premten në datën 6 shtator, i gjithë sistemi i transportit në
Itali ka paralajmëruar një grevë të përgjithshme prej 24 orësh.
Ndërkohë, nga greva pritet të preken dhe qytetarët shqiptarë që kanë
parashikuar të udhëtojnë në këtë datë drejt vendit fqinj. Për këtë
arsye, me anë të një deklarate për shtyp, Autoriteti i Aviacionit Civil
ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë, se gjatë kësaj dite do të ketë
vonesa në nisje dhe mbrritje të pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza”
në Rinas.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar,ka lajmëruar të gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të ndodhi dhe do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

“Vonesat dhe anulllimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme
të transportit kombëtar në Itali. Për të shmangur pritjet e gjata,
këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe
drejt Italisë në datën 6 Shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me
kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për tu njohur nësë
afektohet fluturimi juaj”, shkruhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re